Flash News

KRYESORE

Skema e TVSH për biznesin e vogël, Basha takon qytetarët: Rama ndjen detyrim vetëm për kriminelët që e mbajnë në pushtet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ditën e sotme ka vizituar nga afër bizneset e vogla. I shqetësuar për skemën e re të TVSH-së dhe për situatën e vështirë të jetesës ku ndodhen 30% të familjeve shqiptare, Basha shprehet se Rama nuk ndjen detyrim për qytetarët, por vetëm për kriminelët që e mbajtën në pushtet.

“Edi Rama nuk e ka ndërmend t’u vijë në ndihmë 30% të familjeve që nuk blejnë dot ushqime, 39% të familjarëve që nuk paguajnë dot faturat e dritave dhe ujit, 43% të familjeve që nuk sigurojnë dot ngrohje për fëmijët. Përkundrazi ai duke futur biznesin e vogël në skemën e tvsh, do të rrisë çmimet dhe vështirësojë edhe më shumë jetën për shqiptarët. Sepse Edi Rama nuk ndjen detyrim për qytetarët, vetëm për kriminelët që e mbajtën në pushtet. Prandaj çdo ditë të qeverisjes së tij ia kushton krimit dhe kriminelëve, herë duke mbyllur sytë para hashashizimit të vendit, herë duke ndihmuar kriminelet të arratisen e herë duke fshehur urdhërarrestet ndërkombëtare për ta”, shprehet ndër të tjera kryetari i Partisë Demokratike.

Të fundit