Flash News

KRYESORE

Skema e TVSH-së, Duka: Meqë qeveria s’e dëgjon klithmën e fermerëve, nesër rrugët do të lahen sërish me qumësht

Skema e TVSH-së, Duka: Meqë qeveria s’e dëgjon

Qumështi i blektorëve nuk u shit sot, ashtu siç ishte paralajmëruar më parë nga Partia Aagrare Ambientaliste, për shkak të ndryshimit të skemës së TVSH-së. Fermerët të dëshpëruar janë kthyer me kovat e qumështit në shtëpi.

Kreu u PAA-së Agron Duka shkruan në Facebook se qeveria kërkon që me djersën e fermerëve të mbyllë gropat në buxhet.  Ai ka paralajmëruar protestë të fermerëve nesër duke derdhur qumështin në rrugë.

Që ndryshimi i skemës së TVSH-së do të shkatërronte bujqësinë ne e kemi paralajmëruar prej kohësh. Bojkoti i agropërpunuesve shënon fillimin e fundit të papërgjegjshmërisë ndaj këtij sektori. Është e papranueshme që me djersën e fermerëve qeveria të kërkojë të mbyllë gropat që ka krijuar në buxhetin e shtetit.

Meqenëse askush në qeveri nuk po dëgjon klithmën e dëshpëruar e të gjithë atyre që punojnë e jetojnë në bujqësi, ditën e nesërme rrugët do të lahen përsëri me qumësht në shenjë revolte. Partia Agrare Ambientaliste mbështet protestën blegtorëve dhe fermerëve të Lushnjes dhe i bëjmë thirrje qeverisë të veprojë përpara se dëmi për bujqësinë të jetë i parekuperueshëm!”, shkruan Duka.

Të fundit