Flash News

KRYESORE

“S`kemi asnjë në respirator”, Rama: Do lirojmë masat, por jo në Tiranë

“S`kemi asnjë në respirator”, Rama: Do lirojmë masat,

Kryeministri Edi Rama tregoi pasditen e të mërkurës, gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, se në spitalet Covid nuk ka asnjë pacient në respirator. Sipas kryeministrit, hapja e shkollave vetëm për maturantët ishte zgjidhja më e mirë. "Në spitalet që janë përgatitur për të luftuar këtë sëmundje janë 35 pacientë, krahasuar me kërcënimin potencial para disa javësh. 7 janë në reanimacion, që uroj ta kalojnë. Asnjë në respirator. Kemi dhënë dje vendimin përmes ministres së Arsimit për shkollat. Faktikisht nga të gjitha vlerësimet, por edhe duke parë vendet e tjera kemi arritur në konkluzionin që në 18 maj të çelet vetëm për maturantët dhe të tjerët të gjithë do të kalojnë në vitin e ardhshëm bazuar në rezultatet që kanë pasur kur është ndërprerë shkolla. Kjo ishte zgjidhja më optimale”, tha Rama.

Rama u shpreh gjithashtu se tashmë shumë persona janë rikthyer në punë, ndërsa tha se një pjesë e tyre janë dhe ata që përfitojnë nga paga e luftës. Gjithashtu, Rama njoftoi edhe zgjerim të zonave të gjelbërta, por përjashtoi lëvizjen e lirë në Tiranë.  “Sot kemi një kthim masiv në punë të shumë kategorive, një pjesë janë edhe individë që kanë marrë miratimin e pagës së luftës dhe do të vijojnë ta marrin. Po vijojmë pagesat e paketës së zgjeruar duke vendosur re një problem për rreth 2-3 mijë persona që kanë gabuar me IBAN-in në aplikim, që kanë dhënë një kod që bankat nuk e lidhin me personin, u është kërkuar bankave të kthejnë të gjithë emrat që me kod nuk janë të identifikueshëm, dhe të korrektohet aplikimi.

3 mijë individë në paketën e parë nuk korrenspodojnë, Tatimet do i njoftojnë që u është akorduar paga. Zonat e gjelbërta kanë një regjim më të lehtësuar të lëvizjes dhe ne po studiojmë edhe po  presim edhe nga Komiteti Përkatës propozimin për zgjerimin, ka disa zona që mendojmë se i plotësojnë kriteret. Por disa duke filluar nga Tirana mbeten delikate dhe nuk përfshihen, por deri ditën e premte do të kemi një konkluzion dhe do u lajmërojmë për zonat e reja të gjelbra. Hapja do të vijojë më shumë kujdes" tha ai.

 

Të fundit