Flash News

KRYESORE

Skenar për dënimin e kryetarit? Ulqinaku: Situata në PD nuk është “fushë me lule”, por Basha nuk ka nevojë “t’i rriten aksionet”

Skenar për dënimin e kryetarit? Ulqinaku: Situata në PD nuk

Deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku ka mohuar që dënimi i Lulzim Bashës nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe mbyllja për disa orë në sallë, të ketë qenë skenar për të rritur imazhin e kryedemokratit.

Në një intervistë për ‘Koha Jonë’, Ulqinaku ka thënë se situata në PD nuk është “fushë me lule”, megjithatë, ajo beson se Basha nuk ka nevojë që “t’i rriten aksionet”.

“Më shumë se asgjë, seanca e fundit nuk tregoi gjë tjetër përveçse kjo mazhorancë ka frikë nga fjala. Po ta kujtoni që në fillim të seancës grupi parlamentar i PD-së në dritën edhe të raportit të OSBE/ ODIHR-it, kërkoi të bëhet diskutim mbi atë çfarë ndodhi me të vërtetë me zgjedhjet, sesi është e mundur të kemi një qeveri të tillë që fiton zgjedhjet, megjithëse më shumë se gjysma e popullatës dëshiron të braktis vendin, ndërkohë këta s’duan diskutim, pasi tremben nga perballja. Pastaj, çështja se a ka nevojë z. Basha për ndihmë, për t’i treguar të tjerëve se është lider, personalisht, kjo më duket e pakuptimtë. Situata në PD nuk është “fushë me lule”, por nuk besoj se Basha ka nevojë “t’i rriten aksionet”, ai është kryetari de facto e de jure i demokratëve. Zakonisht nuk i kam besuar asnjëherë teoritë me komplote e konspiracione”, ka deklaruar Ulqinaku.

Deputetja më e re në moshë në radhët e demokratëve ka refuzuar të pranojë pretendimet se është paguar para nga individë të caktuar për t’u futur në listën e PD-së. Sa i përket bashkëpunimit me LSI-në, Ulqinaku thotë se nëse dy forcat politike bëjnë opozitë frontale, atëherë bashkimi do vijë natyrshëm.

Të fundit