All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Skenar për djegien e parlamentit? Bardhi reagon pas deklaratave të Metës: Nuk ka pasur kurrë një tentativë të tillë nga ana e opozitës

Skenar për djegien e parlamentit? Bardhi reagon pas deklaratave të
All - Paragraf - 1

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, në një prononcim  për ‘Panoramën’  ka sqaruar  deklaratat e  Presidentit Meta gjatë Komisionit Hetimor, i cili u shpreh për një plan të mundshëm të opozitës për djegien e godinës së parlamentit.

All - Paragraf - 3

Bardhi deklaroi se PD nuk ka pasur kurrë një plan për djegien e institucioneve dhe ka ftuar mediat të hapin arkivat e javëve përpara 30 qershorit  ‘me qëllim gjetjen  e denoncimeve të opozitës për skenarët e Edi Ramës.’

Reagimi i Bardhit

“Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar nuk ka pasur kurrë asnjë plan për djegien e institucioneve, pavarësisht se ato nuk përfaqësojnë interesin publik, por interesin e një grupi oligarkësh dhe kriminelësh të lidhur me kryeministrin e vendit.

Partia Demokratike fton mediat të hapë arkivat e javëve përpara 30 qershorit dhe do të gjejë se opozita dhe kreu i saj, Lulzim Basha, ka denoncuar skenarët e dhunshëm të Edi Ramës, që ka patur për qëllim t’i përdorë më pas kundër PD dhe opozitës.

Në këtë këndvështrim, duhet të lexohet edhe deklarata e Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se “nuk mund të pranonte një Rajshtag në Shqipëri”. Të gjithë e dinë se me djegien e dyshimtë të Parlamentit gjerman, Hitleri çimentoi pushtetin nazist pas ardhjes në pushtet pak kohë para djegies së Rajshtagut.

“Partia Demokratike e konsideron komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit si një mjet për të mbuluar skandalet e qeverisë ilegjitime të Edi Ramës, ndërsa anëtarët e këtij komisioni, personazhe të dosjeve 184 dhe 339, si bashkëpunëtorë të krimit në vjedhjen e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare”.

 

 

Të fundit