Flash News

KRYESORE

Skenarët e mundshëm, si kualifikohet Argjentina në raundin tjetër

Ekipi i Argjentinës është një nder ekipet e mëdha që rrezikon të eliminohet që në fazën e grupeve, pavarësisht se ishte pretendente për të fituar Kupën e Botës.

Argjentina e cila ndodhet në grupin D, së bashku me Kroacinë, Nigerinë dhe Islandën, gjatë dy ndeshjeve të zhvilluara deri tani ka një humbje ndaj Kroacisë dhe një barazim ndaj Islandës,  andaj e vetmja zgjidhje për Leo Messin dhe shokët e tij, është fitorja kundër Nigerisë.

Së pari, nëse Argjentina fiton në këtë përballje duhet të shpresojë që Kroacia të mposhtë Islandën, që ka pikë të barabarta me Argjentinën në grupin D.

Së dyti, nëse Argjentina fiton ndaj Nigerisë dhe Islanda fiton ndaj Kroacisë, atëhere hyn në lojë diferenca e golave, ku për momentin Argjentina është 03 gola ndërsa Islanda -2 gola.

Argjentina pritet të bëjë disa ndryshime për përballjen me Nigerinë, ku sipas mediave botërore Higuain dhe Dybala do të startojnë nga minuta e parë.

Nigeria dhe Argjentina do të përballen nesër me fillim nga ora 20:00 në Rusi.

Renditja në Grupin D:

Të fundit