Flash News

KRYESORE

Skenari rus për vrasjen e Lulzim Bashës: “Nëse atentatorët janë shpallur non-grata, Edi Rama është i përfshirë. Amerikanët nuk mund të bëheshin mburojë”

Skenari rus për vrasjen e Lulzim Bashës: “Nëse

Ish-kryeministri Sali Berisha foli në emisionin ‘360 gradë’ edhe për kërcënimet ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha, në gjysmën e parë të 2017-ës. Berisha dhe Artur Zheji kanë zbuluar se ekziston një pisë ku ka dyshime për një skenar të mundshëm të përgatitur nga Rusia për eliminimin e kreut të opozitës shqiptare, skenar i ngjashëm me grushtin e shtetit të dështuar në Mal të Zi.

Por informacionet e ish-kryeministrit ishin edhe më të shumta kur tha se dy agjentë rusë janë shpallur non-grata nga qeveria shqiptare, si të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje. Berisha iu referua informacioneve të dala në media, por deri më sot, ky skenar nuk ishte publik.

Sipas Berishës, nëse ky skenar ka qenë i vërtetë dhe më pas kryeministri Edi Rama ka shpallur non-grata dy atentatorët, atëherë edhe ai vetë është i përfshirë. Për deputetin demokrat, këta agjentë duhet të dilnin në çdo rast përpara drejtësisë shqiptare dhe se shërbimet amerikane, që kanë ndihmuar homologët shqiptarë, nuk mund të bëheshin mburojë për rusët, duke i marrë ata nën kontroll.

“Nuk kam asnjë të dhënë. Nëse dy persona vijnë për të vrarë liderin e opozitës dhe shpallen non-grata, ata i ka futur qeveria. Ata janë vrasës të paguar të qeverisë, të diktuar pastaj nga shërbimet. Nëse është e vërtetë kjo, është Edi Rama prapa tyre. Edi Rama ka dashur të likujdojë liderin e opozitës dhe në këtë rast është zbuluar, nuk i nxirrte dot në gjyq. Sepse si mund të përzihen dy njerëz që vijnë të vrasin liderin e opozitës? Ata u shpallën non grata. Sapo e dëgjova këtë, thashë me mendjen time, nëse kjo është e vërtetë, ata janë vrasës me pagesë të qeverisë. Po si ka mundësi kryeministri të shpall non grata dy misionar vrasës, dy kriminelë që vijnë të vrasin kundërshtarin e tij politik? Atëherë kryeministri u zbulua. Shërbimet amerikane nuk mund të merrnin kurrë përsipër të përjashtonin nga drejtësia dy njerëz që vijnë për të vrarë. Përkundrazi, pasi të bëhej drejtësia, po të kishin interesa të caktuara, shërbimet amerikane mund të kërkonin shkëmbime, por në mënyrë kategorike jo të bëheshin mburojë. Shërbimi Informativ është i detyruar t’ja çojë (informacionin) policisë. Ata i arrestoi policia. Nëse i arrestoi policia dhe kjo është e vërtetë, policia kishte vetëm një rrugë, t’ja dërgonte drejtësisë. Por ajo çka di unë është tjetër, kjo ka dalë në media dhe unë këtë vlerësim kam”, tha Berisha.

Në gjysmën e parë të vitit, kur opozita kishte nisur protestat kundër qeverisë së Ramës, Basha shtoi mbrojtjen nga Garda e Republikës për shkak të disa kërcënimeve.

Berisha paralajmëron rikthimin e Topallit, Patozit, Bregut, Imamit: Disa hapa po bëhen; Basha i vetëdijshëm për kontributin e tyre

Të fundit