Flash News

KRYESORE

“Skenarist, mjeshtër i paparë...”, ironi e debat në distancë mes Haxhiut  dhe Lesit: Ah po të ishe këtu Baton i dashur!

“Skenarist, mjeshtër i paparë...”, ironi e debat në

Me ironi e debat është shoqëruar mbrëmja e sotme në “Open” mes Baton Haxhiut dhe Nikollë Lesit sa i përket mosdekretimit të Gent Cakajt nga presidenti Ilir Meta në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Shkak është bërë dhe letra e gazetarit nga Kosova drejtuar presidentit Meta ku mbështeste Cakajn.

Lesi me tone të ashpra i është drejtuar gazetarit Haxhiu; “Baton pse nuk thua se Edi Rama tenton të ndryshojë politikën e jashtme me këtë kandidat nga Kosova?”.  Ndërsa Haxhiu e mohoi kategorikisht diçka të tillë.

Më tej ai e ka konsideruar skenarist të gjithçkaje Haxhiun, duke iu drejtuar; “një kunj të vogël do të ta fusja ty unë”.

Sipas Lesit nuk ka si të bëhet Cakaj ministër i Jashtëm, ndërsa shtoi se mund të ishte Ministër Kulture.

Të fundit