Flash News

KRYESORE

Skenaristi i ‘Portakallisë’ në tv Klan? Florian Binaj publikon foton që i bën lëmsh të gjithë

Pak ditë më parë u përfol se një tjetër personazh i njohur i spektaklit të humorit ‘Portokalli’ largohet drejt tv Klan, duket se gjithçka mbetet vetëm në kuadër të thashethemeve.

Bëhet fjalë për skenaristin Vangjel Kozma, i cili prej vitesh ka shkruar tekstet e aktorëve të “Portakallisë”, ndërsa së fundmi u përdol në media se i është bashkuar rubrikës “Be Caffe”, pjesë e emisionit “E diela Shqiptare” që do të drejtohet nga ish-aktorët e “Portokalli”, Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku.

Është aktori Florian Binaj, ai i cili ka publikuar së fundmi një foto nga përgatitjet e spektaklit nga ambientet e Top Channel, me një pjesë të stafit. Siç duket, në foto është prezent edhe skenaristi Vangjel Kozma, ndoshta si për të shuar zërat për largimin e këtij të fundit.

“Nuk janë të gjithë në foto, por në Tetor vjen PORTOKALLIA!!”, shkruan Flori.

Të fundit