Flash News

KRYESORE

Skënder Gega pezullohet me dy ndeshje, humbet derbin me Tiranën

Skënder Gega pezullohet me dy ndeshje, humbet derbin me Tiranën

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimin për të dënuar me dy ndeshje pezullim Skënder Gegën, trajneri i skuadrës së Partizanit. Vendimi është marrë për shkak të protestës së Gegës ndaj zyrtarit të ndeshjes, në barazimin me Laçin.

Skënder Gega nuk do të jetë në stolin e të kuqve në ndeshjen kundër Flamurtarit në Vlorë dhe në derbin kundër Tiranës.

FSHF ka vendosur gjithashtu pezullimin me katër ndeshje për Bruno Telushi, lojtar i Partizanit, për shkak të sjelljes jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes.

Komisioni ka dënuar klubet e Tiranës dhe Skënderbeut me 100.000 lekë, për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve.

Të fundit