Flash News

KRYESORE

Skënderbeu arkëton fitime rekord, miliona euro të ardhura nga shitja e lojtarëve

Skënderbeu arkëton fitime rekord, miliona euro të ardhura nga

Edhe pse ekipi i Skënderbeut u përjashtua me 10 vite nga kompeticionet europiane për trukim ndeshjes, kjo nuk i ka penguar aspak drejtuesit që të vijojnë të arkëtojnë të ardhura nga shitja e futbollistëve.

Transferimi i parë për këtë merakto ishte sulmuesi Kristal Abazaj, i cili u transferua tek Anderlehti në Belgjikë për 750 mijë euro.

Transferimi i dytë ishte shitja e sulmuesit Xhejms Adenji tek klubi azerbaixhanas i Gabalas për 350 mijë euro.

Transferimi i tretë ishte mesfushori Suad Sahiti tëk Larisa në Greqi. Ndonëse shifrat e fituata nuk janë bërë të ditura, vlera e lojtarit në merkato llogaritet rreth 165 mijë euro.

Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi është po ashtu në prite të transferimit të mbrojtësit Fidan Aliti tek ekipi rus i Enisej Krasnojarsk për 300 mijë, aty ku u huazua dje për një sezon edhe mesfushori Enis Gavazaj.

Korçarët pritet të fitojnë edhe nga shitja e ish-sulmuesit të tyre, Peter Olayinka nga Genti tek çekët e Sllavias së Pragës për 5 milion euro.

Në këtë rast, i bie që korçarët të arkëtojnë rreth 1 milion euro, pasi zotërojnë 20% të kartonit të tij.

Të fundit