Flash News

KRYESORE

Skënderbeu hedh poshtë akuzat: Nuk kemi marrë garanci për ulje dënimi

Skënderbeu hedh poshtë akuzat: Nuk kemi marrë garanci për

Skënderbeu është vendosur nën akuzat e shumta për trukim ndeshjesh dhe nëse këto akuza janë të vërtetë skuadra korçare rrezikon një përjashtim prej 10 vitesh nga kompeticionet evropiane. Ditën e sotme, bardhekuqtë kanë dal me një qëndrim zyrtar në lidhje me çështjen e procedimit disiplinor në UEFA , duke mohuar raportimet mediatike se klubi korçar është në përpjekje për të reduktuar një dënim të mundshëm, çka do të ishte praktikisht një pranim i fajësisë në lidhje me akuzat e ngritura nga inspektorët e UEFA-s.

Ata gjithashtu janë shprehur se do të luftojnë deri në fund të këtij procesi për pafajësinë absolute të klubit.

 “Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ duke marrë shkas nga lajmi i publikuar sot në shtypin e shkruar dhe mediat online mohon hipotezat se klubi ka marrë garanci mbi një dënim 3 vjeçar.

KF Skënderbeu sqaron opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se ndryshe nga çfarë shkruhet, Presidenti Takaj dhe stafi ndodhen në Shqipëri dhe jo në Zvicër. Nuk ka absolutisht një ‘marrëveshje’ ose garanci për një dënim 3-vjeçar.

KF Skënderbeu dhe zyra juridike që përfaqëson klubin nuk do të pranojë asnjë marrëveshje ose garanci që dëmton klubin bardhekuq. Ju premtojmë që do kërkojmë dhe do të luftojmë deri në fund të këtij procesi për pafajësinë absolute të klubit”, shkruhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Skënderbeut.

Të fundit