Flash News

KRYESORE

Skënderbeu kërkon fitoren e parë në Europë, Vangjeli optimist për një rezultat pozitiv

Skënderbeu kërkon fitoren e parë në Europë,  Vangjeli

Skënderbeu luan në Ligën e Europës dhe do të kërkojë fitoren e tij të parë për këtë sezon. Mbrojtësi i Skënderbeut, Kristi Vangjeli ka dalë dje në konferencën për shtyp ku ka folur për ndeshjen e nesër ndaj Jang Bojsit në “Elbasan Arena”. 32-vjeçari iu bëri thirrje shokëve të skuadrës për të dhënë maksimumin në këtë ndeshje dhe mos ruajnë asnjë energji për sfidën në kampionat ndaj Kukësit. Korçari tregon se skuadra i ka cilësitë për t’u kualifikuar duke parë edhe kundërshtarët që ka përballë, duke dalë kështu edhe kundër trajnerit Daja.

“Ndaj Dinamos në Kiev kemi realizuam një pjesë të parë mjaft të mire dhe i kemi mundësitë dhe forcën për të bere diçka më tepër kualifikimi në grupe. E dimë që do të përballemi me ekipe të forta por asgjë nuk është e pamundur. Kemi humbur ne Kiev për një 5 minutësh jo të denjë. U goditëm në atë 5 minutësh dhe e humbëm ndeshjen. Shpresoj që nesër të na ndjek fati i mire, edhe një barazim nuk do të ishte keq për ne.”

“Kundërshtarin e kemi studiuar nëpërmjet videove qe na ka treguar trajneri. Kanë lojtare të mirë në mesfushë dhe në fazën sulmuese. Duhen vlerësuar maksimalisht por nuk duhet te kemi frike. E kemi treguar që mund të fitojmë me ekipi më të mira se Jang Bojsi. Kanë lojtarë shumë të shpejtë dhe krijojnë hapësira në zonat përpara.”, tha Vangjeli.

“Do të marrim këshillat e fundit nga trajneri ditën e nesërme për mënyrën e lojës. Do mundohemi të bëjmë një lojë të kujdesshme ku do të mbrohemi duke sulmuar.”

Ajo që bie në sy sot është mungesa e Liridon Latifit, lojtari vendimtar në ndeshjet kualifikuese: “Nuk është mirë të përmendim emra për lojtarë që kanë ikur. Latifi uroj të ketë një karrierë shumë më të suksesshme se te Skënderbeu. I ka cilësitë për të shkuar në një klub elitar. Ka plot lojtarë në ekip që mund të ndjekin rrugën e Latifit.”

 

Të fundit