Flash News

KRYESORE

Skënderbeu mposht Partizanin, kurbinasit fitojnë në Durrës

Skënderbeu mposht Partizanin, kurbinasit fitojnë në Durrës

Skënderbeu sot fitoi 3-2 ndaj Partizanit. “Ujqit e dëborës” bënë një ndeshje të shkëlqyer, por edhe patën fat ndaj "Demave të kuq", pasi këta të fundit luajtën për shumicën e ndeshjes me një lojtar më pak.

Bardhekuqtë e panë veten në disavantazh që në nisje të lojës pas golit të Telushit, por me kalimin e minutave ditën të reagonin. Broja ndëshkoi ekipin kryeqytetas, kur u ndëshkua me karton të kuq dhe la Partizanin me 10 lojtarë.

Kjo ndryshoi fatin e takimit, sepse Bitri me autogolin e tij çoi shifrat në baraspeshë, ndërsa Krasniqi mbylli pjesën e parë me golin e dytë në favor të Skënderbeut.

Telushi mund të rikthente në lojë Partizanin me të nisur pjesa e dytë, por qe i pafat. Mesfushori humbi penalltinë dhe emocionet pas 11-metërshit më pas u shoqëruan me golin e shënuar nga Bregu, që praktikisht mbylli takimin. Goli i Trashit shërbeu vetëm për statistikë.

Ndeshja Teuta-Laçi u mbyll me fitoren 1-0 të veriorëve. Golin e vetëm të takimit e shënoi 24-vjeçari Rudolf Turkaj.

Të fundit