Flash News

KRYESORE

"Skëndërbeu nuk qeveris me mamica", Rudina Hajdari "përplaset" ashpër me Kreshnik Spahiun: Ti i bën reklamë Ramës

"Skëndërbeu nuk qeveris me mamica", Rudina Hajdari

“A merr Rama një mandate të tretë qeverisës”? Ka qenë kjo pyetja që u është shtruar të ftuarve të emisionit “Open” mbrëmjen e sotme. Në fjalën e tij, ish-kreu i Aleancës kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar kryeministrin duke e cilësuar atë “Skënderbe që ka në krah mamicat”.

Në vijimësi të argumentit të tij, Spahiu ka deklaruar se: “Edhe sikur të zgjohet Skëndërbeu nga varri nuk e fiton dot një mandat të tretë, sepse Edi Rama ka në krah mamica… Një mamicë heq, njërën vë, Rama nuk udhëheq dot me mamica.”

Më tej, Spahiu po ashtu është përplasur ashpër edhe me deputeten Rudina Hajdari, kur gjatë bisedës në studio, deklaratës së tij se “ndryshimet kushtetuese i japin mundësi Ramës dhe PS të dalë forcë e parë”, kjo e fundit i është përgjigjur me akuza se po i bënte reklamë Ramës. Për deputeten parlamentare, Hajdari, Shqipëria me Ramën nuk ka asnjë progres për këtë arsye ai nuk mund të marrë një mandat të tretë qeverisës.

Pjesë nga debati:

Rudina Hajdari: Si mund ta pranojmë në këtë. Kemi dy orë që flasim këtu për Edi Ramën duke i bërë reklamë. Nuk mund ta pranojmë që Rama del forcë e parë në zgjedhje.

Kreshnik Spahiu: Ndryshimet Kushtetuese i japin mundësi të dalë forcë e parë.

Rudina Hajdari: Nuk mund ta pranoj këtë. Je duke i bërë reklamë Edi Ramës. Nuk mund ta pranojmë këtë.

Kreshnik Spahiu: Lëri përrallat. Ti ke dalë në pension që 30-vjeçe. Me firmën që vendose më 5 prill i dhe mundësi Bashës, Ramës të rrinë në pushtet edhe për 30 vite.

Rudina Hajdari: Nuk qetësohem unë. Kemi 20 vite që flasim për të njëjtit persona. Në qoftë se problemi jam unë, unë largohem që tani. Por nuk jam problemi unë.

Kreshnik Spahiu: Qetësohu. Nën siglen e kujt do kandidosh ti që t’i thyesh këto që janë sot.

Të fundit