Flash News

KRYESORE

Skënderbeu i pafat, nuk mban dot barazimin..., për dy minuta...

Skënderbeu i pafat, nuk mban dot barazimin...,  për dy minuta...

Eshtë mbyllur pak minuta më parë ndeshja mes Mlladës dhe Skënderbeut, e vlefshme për turin e tretë eleminator në Europa League. Ndeshja u mbyll 2-1 në favor të çekëve të cilët kaluan në avantazh, një minutë pas barazimit të përkohshëm, 1-1. Korçarët nuk arritën t’i gëzoheshin golit të Latifit në minutën e 87. Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rezultatin e ngushtë 1-0, në favor të çekëve të cilët kanë shënuar në minutën e ‘42 me anë të Chramosta-s. Në pjesën e dytë erdhi reagimi i korçarëve, të cilët sikundër edhe në ndeshjen me Kairat e mbylli pjesën e parë 1-0 dhe barazoi më vonë.

Gjithsesi ky është një rezultat i mirë për Skënderbeun, i cili do presë pas një jave Mlladën në Elbasan, dhe i ka të gjitha gjasat për ta kaluar turin e tretë, duke pasur parasysh nivelin e lojtarëve.

Të fundit