Flash News

KRYESORE

Skënderbeu – Yong Boys, Takaj u premton lojtarëve 100 mijë euro për fitore

Skënderbeu – Yong Boys, Takaj u premton lojtarëve 100 mijë

Skënderbeu do të luajë të enjten ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Europa Ligë, ku përballë në “Elbasan Arena” do të jetë ekipi zviceran i Jang Bojs. Për të motivuar disi më shumë ekipin e tij, që do të hyjë në fushë për të marrë pikët e para dhe si objektiv është vënë fitorja në këtë takim, presidenti Ardjan Takaj ka vendosur sërish premio.

100 mijë euro do të jetë në rast fitorjee për të gjithë ekipin, ndërsa në anën tjetër 50 mijë euro do të vlejë barazimi. Korçarët kanë kështu dyfish motivimin për të bërë një goditje të madhe përballë ekipit zviceran, teksa veç fitores që do të ishte lajmërimi i kundërshtarëve se ky ekip mund të shkojë shumë më lart, është edhe ana monetare që duket se do të jetë arma shtesë në fushë. Skënerbeu ka fituar mbi 3 milionë euro nga pjesëmarrja e tij në Europa Ligë dhe ne rast fitoreje te ardhurat shtohen edhe me shume.

 

Të fundit