Flash News

KRYESORE

“S’keni parë një shfaqje në teatër”, Kryemadhi i përgjigjet Ramës me ‘martesën me Matilda Makoçin’  

“S’keni parë një shfaqje në teatër”,

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u është përgjigjur kritikave se ‘po proteston për tetarin, në të cilin nuk ka parë një shfaqje të vetme ’.

Në një intervistë për ‘News 24’, Kryemadhi u përgjigj duke përmendur rastin e kryeministrit Edi Rama, kur ishte i martuar me aktoren Matilda Makoçi, me të cilen ka një djalë, Gregorin.

“Në fakt, ai e di shumë mirë se ku ka banuar Kryemadhi. Kur Rama ishte i martuar me Matilda Makoçin, vinte dhe takonte gjyshen e Matildës te pallati ku banoja unë, ku kisha shtëpinë unë në vogëli te Shallvaret dhe nga dritarja ime shihej dera e Teatrit Kombëtar dhe jam rritur me duartrokitjet e qytetarëve.

Kur isha fëmijë, në atë kohë të gjitha ata që ishin mbi 10 vjeç si nxënës shkolle, unë isha në shkollën “Dora D’Istria” sot, e kishim me detyrim që një herë në muaj të shkonim në teatër, në kinema, estradë. Kemi parë edhe prova, studio, Sulejman Pitarkën, Kadri Roshi, kurse Rama ka hyrë në teatër vetëm, për ta shembur atë”, u shpreh Kryemadhi.

Po ashtu, Kryemadhi tha se po identifikon të gjithë punonjësit e policisë që kanë dhunuar protestuesit të dielën pas shembjes së teatrit.

“Është Altin Lila, i cili dhunoi gazetarin Alfred Lela

Denisa Hima, police që dhunoi ish deputeten Silva Caka

Kastriot Gjokutaj, komandat i njësisë ‘Shqiponjat’ në Tiranë

Amarilda Shabani një police tjetër”, tha Kryemadhi.

Të fundit