Flash News

KRYESORE

Skiatorja Suela Mëhilli në garën e Lojërave Olimpike, rezultat më të lartë se në 2014-tën

Skiatorja Suela Mëhilli në garën e Lojërave Olimpike,

Skiatorja Suela Mëhilli, e cila përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore "Pejang 2018"  është pozicionuar në vendin e 53-të.

Në raundin e parë, ajo ëshë pozicionuar në vendin e 60-të mes 81 pjesëmarrëseve, me kohën 1 minutë 24 sekonda. Kjo paraqitje i lejoi 24-vjeçares nga Vlora që të vijonte konkurrimin në raundin e dytë, në të cilën Suela Mëhilli arriti të fitonte 7 vende në krahasim me paraqitjen e mëparshme, duke e mbyllur garën në vendin e 53-të në renditjen e përgjithshme.

Skiatoria shqiptare ishte afro tre sekonda më e shpejt se në raundin e parë. Me kohën e përgjithshme 2 minuta, 46 sekonda e 57 të qindtat në të dyja provat, distanca nga amerikania Mikaela Shifrin, që ishte edhe fituese e medaljes së artë, ishte mbi 26 sekonda.

Kujtojmë që rezultati në Lojërat Olimpike Dimërore të Pejangut, është më i mirë sesa ai që skiatorja shqiptare regjistroi në Sochi 2014, garë në të cilën ishte renditur në vendin e 60-të.

Të fundit