Flash News

KRYESORE

‘Skifteri’ shqiptar habit Italinë/ E zënë duke vjedhur në një apartament, ‘futuron’ nga qelia e paraburgimit

‘Skifteri’ shqiptar habit Italinë/ E zënë duke

Policia italiane e kanë zënë ndërsa vidhte në një apartament, por ‘skifteri’ shqiptar u ka ‘fluturuar’ nga duart duke u kthyer në personin më të famshëm të kësaj dite në Itali.

I riu 23 vjeçar u kap në flagrancë, por arriti të arratisej në mënyrë spektakolare nga dhomat e paraburgimit.

23-vjeçari Elidon Gegaj, ka arritur të kalojë në një hapësirë të ngushtë boshe të krijuar mes tavanit dhe hekurave të ulët të portës.

Duke përfituar nga mungesa e vëmendjes së rojeve, i riu ka dalë në korridor është larguar pa u vënë re nga askush, raportojnë mediat italiane.

Në momentin e prangosjes, Gegajt i ishin gjetur sende të grabitura në një banesë, pronarët e të cilës ishin me pushime.

Ngjarja ndodhi në një ndërtesë të re, në ceremoninë e përurimit të së cilës, ka qenë i pranishëm edhe zv.kryeministri dhe ministri i brendshëm, Matteo Salvini.

https://www.youtube.com/watch?v=S1_DZE7ZtYs

Të fundit