Flash News

KRYESORE

Skllavëri moderne, refugjatët afrikanë shiten për 400 dollarë në Libi

Pas pretendimeve se qindra refugjatë afrikan të cilët kalojnë përmes Libisë për të arritur në Evropë, po shiten dhe po blihen si skllevër, Qeveria e Kombeve të Bashkuara  ka nisur hetimet. Libia është rruga kryesore për të arritur në Evropë, dhe për këtë arsye refugjatët rrezikojnë gjithçka për të kaluar kufirin. Ajo me të cilën po hasen është një skllavëri moderne. Disa pika ndalimi në zonat e Libisë nuk janë të kontrolluara gjatë gjithë kohës, dhe shpesh herë është dëgjuar për tortura, përdhunime, dhe punë të detyruar.  Në rastet kur qendrat e emigrantëve janë të mbi populluara, atëherë njerëzit të cilët janë duke kërkuar një jetesë më të mirë, shiten si plaçka në treg për 400 dollarë "Sado shokuese të duket, është e vërtetë"- thotë Leonard Doyle, nga Organizata Ndërkombëtare për Emigrimin. Arsyeja pse mund të ndodhë është se në pjesën më të madhe të Libisë nuk sundon ligji. Ai shpjegon se sapo arrijnë në Libi, ata zbritën nga autobusi dhe vendosen shpejt në një makinë ku iu vidhen të gjitha ato që posedojnë, dhunohen, torturohen dhe pastaj shiten.  

Të fundit