Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Skllevërit e shekullit të 21; Si kthehen kontratat e punës në Gjermani, në një dramë shfrytëzimi për shqiptarët ilegalë: Ardhur për të vuajtur!
Ardhja me kontratë pune në Gjermani është lotaria e jetës në Ballkan. Nga nevoja shumë vijnë të punojnë edhe ilegalisht. Varësia e plotë nga punëdhënësi shpesh i kthen ata në çirakë të pagojë në një dramë shfrytëzimi.
Petrit B.* kujtoi, se i tha lamtumirë varfërisë në Shqipëri. Të paktën për disa muaj, pasi ajo që iu premtua ishte si ëndërr: 200 euro në ditë si usta ndërtimi për një punë në Gjermani. Një punë që ai bashkë me 6 shqiptarë të tjerë e gjetën me rekomandime të njohurish. Pak javë para krizës së Coronës, Petriti merr autobusin nga stadiumi "Dinamo” në Tiranë dhe vjen në Düsseldorf tek punëdhënësi shqiptar. Fillimi po ashtu premtues. Pronari i një firme ndërtimi i merrte e i sillte punëtorët në punë. Një pallat i vjetër tre katësh duhej të rinovohej me themel.
Punëtorët ilegalë pa shans të kërkojnë paratë
Kaluan ditët e para e ujdia për të marrë paratë si mëditës nuk po bëhej realitet. Petriti filloi të dyshojë, por nevoja ishte më e madhe. 50 vjeçari i papunë në Shqipëri, vendosi të presë. Ditë pas dite, punëdhënësi shqiptar e shtynte pagesën, me arsyetimin, se menaxheri i projektit, nuk po i jepte paratë. Mosbesimi u kthye në mosmarrëveshje, me një fund jo të mirë. Petriti arriti me zor të marrë vetëm 200 euro në dorë për afër një muaj punë në të zezë në Gjermani. "Jam shumë i zhgënjyer. Pse na more në qafë, i thashë. I mora lekët borxh për të ardhur. Kam gruan pa punë, djalin pa punë. Unë shkova për punë si të gjithë shqiptarët”, rrëfen ai historinë e tij për Deutsche Wellen, por nuk do ta përmendë me emër punëdhënësin shqiptar në Düsseldorf.
Mjaft nga ish-refugjatët e viteve 90-të nga Kosova apo të ardhur Shqipëria kanë hapur ndërkohë firmat e tyre, pas një përvoje të gjatë si punëtorë ndërtimi. I tillë është edhe pronari i një firme ndërtimi në afërsi të Bonnit, i rritur në Gjermani, me origjinë nga Kosova. Ai pranon të flasë, por pa emër. "Tek unë çdo gjë është në rregull. Nuk i marr në të zezë punëtorët nga Kosova, u bëj kontrata, dhe i paguaj si duhet, ata janë në nevojë", thotë ai për Deutsche Wellen. Por ai e pranon, se raste si ai i Düsseldorfit gjen shpesh.
[caption id="" align="alignnone" width="700"]
Besnik Haziri, drejton një zyrë përkthimi e ndërmjetësimi profesional në Langen, Gjermani[/caption]
Petriti është vetëm një nga kushedi sa raste të shfrytëzimit të punëtorëve nga Shqipëria apo Ballkani në Gjermani. Ata mund të vijnë pa vizë në Gjermani për një qëndrim tremujor të mundësuar nga Shengeni, por këtë kohë e shfrytëzojnë për të punuar në të zezë. Shpesh ata janë të papunë në Shqipëri. Në Gjermani i gjen sidomos në sektorët e ndërtimit, gastronomisë, transportit, dhe logjistikës. Gjithçka zhvillohet nën radarin e autoriteteve. "Puna në të zezë dhe punësimi ilegal luhen në fshehtësi, siç dihet. Prandaj nuk kemi shifra të sakta për përhapjen e saj mes punëtorëve shqiptarë. Statistika e kontrollit financiar nuk i ndan punëtorët në bazë të nacionaliteve." Natyrisht është i njohur fenomeni, por nuk është vetëm i përhapur tek shqiptarët apo ata nga Kosova, thotë Klaus Salzsieder, nga zyra e shtypit e Qendrës së Përgjithshme të Doganave në Bonn për Deutsche Wellen.
Ata e dinë që nuk mund të presin ndihmë nga autoritetet gjermane, veç dënimit ndoshta për të mos shkelur në Gjermani për disa vite. Ky ishte edhe problemi i Petritit, që vendosi të punojë në të zezë, pasi asistenca prej 40.000 lekësh të vjetra iu ndërpre në Shqipëri. Atij as që i shkoi ndërmend të kërkonte mbështetje ligjore. "Imagjino kur vete në një vend të huaj, kur s'di as gjuhën, s'di asgjë, të bësh një denoncim, të vesh aty, ti je pa përkrahje, pa asgjë. Nuk di se çfarë të thonë, as përkthyesi, asgjë."
Skllevërit e shekullit të 21
Avokati Saša Trninić, nga një kancelari e Frankfurtit, ka mbrojtur para gjyqit disa punëtorë me kontrata të rregullta nga Ballkani, mes tyre edhe një shqiptar. Ata që punojnë ilegalisht nuk gëzojnë të drejta, thotë ai, e veç kësaj autoritetet gjermane në kontrolle janë shumë të rrepta. "Ata janë të përgatitur, për shembull kur janë në një shesh ndërtimi të vrapojnë, kur vjen kontrolli. Ata e dinë saktësisht, nëse nuk i marrin aty paratë në dorë, harroje, nuk marrin më asgjë.”
Kush punon ilegalisht është hallka më e dobët. Atij i mbetet vetëm të shpresojë që punëdhënësi që shkel ligjet gjermane, të paktën i jep paratë. Besnik Haziri njeh mjaft histori me fund jo të mirë. Prej vitesh ai drejton një zyrë përkthimi e ndërmjetësimi profesional në Langen, Gjermani. "Ky kontigjent fatkeqësisht është më i vuajturi nga të gjithë, pasi ata janë të varur në tërësi nga punëdhënësi, si me banim, si me ushqim, si me të holla. Këtu mund të thuhet, se ata janë skllevërit e shekullit të 21 në një prej vendeve më demokratike në botë. Shumë punë dhe shfrytëzim për strehim e ushqim dhe pak të holla për t'ia sjellë në fund familjes" , thotë ai për Deutsche Wellen.
Shfrytëzimi legal
Fenomeni i shfrytëzimit të punëtorëve të huaj në Gjermani nuk prek vetëm ata që punojnë ilegalisht. Rregullorja e Ballkanit Perëndimor që u vendos në vitin 2016 për të mundësuar punësimin legal në Gjermani erdhi si një dritare shprese për shumë punëtorë nga Ballkani. Megjithë dëftesën positive që i japin sot rregullores ekspertët gjermanë, realiteti ka edhe një anë tjetër. Atë të shfrytëzimit legal, me bekimin padashur të shtetit gjerman.
Po kush janë shfrytëzuesit? Avokati Saša Trninić flet për "dele të zeza". "Shumica e këtyre personave që janë vetë nga Ballkani Perëndimor kanë krijuar firma apo janë përgjegjës për shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (Shpk, shën. red.), pas të cilave ata fshihen. Ata dinë t'i përgatisin formularët në dukje korrekte për autoritetet gjermane, që u besojnë, si subjekte të regjistruara ligjërisht, duke ua miratuar dokumentet për të marrë punëdhënësin nga Ballkani".
Dokumentet dërgohen në përfaqësitë përkatëse gjermane në Ballkan. Shumë punëtorëve u duhet të presin me vite për të realizuar ëndrrën e punës legale në Gjermani. Kur vijnë ata nuk sjellin me vete vetëm mirënjohjen, por pashmangshëm edhe mungesën e dijes për ligjet gjermane. Mungesën e njohurive të gjermanishtes. Ata janë të pasigurtë në komunikim. Nuk dinë ku të drejtohen, ose kanë të frikë të drejtohen diku. Për ata që kanë lënë familjen në vendlindje në varfëri, punëdhënësi shihet si fatsjellësi.
Dueli i pabarabartë
Por disa sjellin fatin e keq. Për rastet e dala para gjyqit në Gjermani, Saša Trninić i është dashur të zbulojë dredhitë e punëdhënësve. Ndodh thotë ai, që "e para gjë që bëhet pasi vjen punëtori është përshtatja e kontratës që iu tregua autoriteteve. Në fund as orët e punës as pagesa nuk janë më si në kontratë. Ata që vijnë u besojnë punëdhënësve. Kam pasur raste që punëdhënësit i kanë bindur punëtorët të paguajnë sigurim privat shëndetësor, në vend që të bëjnë detyrimin që kanë, të mbyllin një sigurim ligjor për ta. Pse e bëjnë? E bëjnë që të mos u duhet të paguajnë pjesën e tyre si punëdhënës tek sigurimi. Punëtori as nuk e di, se kur merr rrogën, i ikën një pjesë, pasi është i detyruar ta paguajë sigurimin.” Jo vetëm kaq. Punëtorëve u mbahen para edhe për banimin, që shpesh janë akomodime në grupe të mëdha në ndërtesa të rrënuara. Në fund nga rroga reale e ëndërruar mbetet pak, por ndoshta ende shumë më mirë, se në vendlindje.
"Një lojë e poshtër", thotë i zemëruar avokati gjerman Saša Trninić. Punëtorët janë të vetëdijshëm për varësinë ndaj punëdhënësit. Punëdhënësit e dinë, që punëtori nuk reagon dot. "Punëtorët duhet të qëndrojnë tek ky punëdhënës dy vjet, për shkak të lejes së punës, e vetëm pastaj mund të kërkojnë punë tjetër" , thotë Trninić. Sipas tij nëse ligji ndryshon, dhe ata do të kishin të drejtë dhe kohë për të gjetur një punëdhënës tjetër, nuk do të ishin kaq të varur. Dueli i pabarabartë i bën këta punëtorë të përtypin shumë shkelje. "Shumë pak vetë bëjnë denoncime. Vetëm një ndër 10 raste mund të guxojë të matet me punëdhënësin. Ata kanë frikë edhe nga strukturat mafioze që ekzistojnë në Ballkan", thotë avokati Trninić që e sheh zgjidhjen tek një mekanizëm i rregullt kontrolli nga autoritetet gjermane.
Agjencia Federale e Punës: Po hetojmë punëdhënës
Institucioni kryesor që mund t'i hapë ose t'i mbyllë derën një punëtori nga Ballkani të vijë të punojë legalisht në Gjermani është Agjencia Federale e Punës, (BA). Aty verifikohet secili rast para dhënies së lejes së qëndrimit nga zyrat përkatëse. Në një reagim për Deutsche Wellen, BA shkruan se aty e marrin shumë seriozisht këtë problematikë. "Pika kryesore në verifikim është që punëmarrësi të mos punësohet në kushte më të pafavorshme se punëmarrësi vendas.[...]Në procedurat e dhënies së lejes luajnë rol kushtet e punësimit, dhe shpesh nga BA ka pasur refuzime të dokumenteve të paraqitura për shkak të mosplotësimit të kushteve të nevojshme të punës."
[caption id="" align="alignnone" width="700"]
Agjencia Federale e Punës[/caption]
Agjencia Federale e Punës konfirmon, se një vëmendje e veçantë i kushtohet punësimit në kuadër të "Rregullores së Ballkanit". "Pas dhënies së miratimit dhe fillimit të punës, ne kemi bërë kontrolle tek punëdhënësit nëse respektohen vërtet kushtet e punësimit. Këtu kemi konstatuar shkelje, por jo masivisht dhe të strukturuara." Agjencia Federale nuk jep detaje por konfirmon, se ka punëdhënës që janë duke u hetuar. Ndërkohë edhe Prokuroria e Frankfurtit, Dogana dhe autoritetet financiare janë të sensibilizuara për të reaguar më shumë ndaj shfrytëzimit të paskrupullt të punëtorëve nga Ballkani, thotë Saša Trninić.
Petrit B. nuk përfiton asgjë nga këto. Tanimë ai është kthyer në Shqipëri, e duhet të gjejë rrugë si të ushqejë familjen tre kokë të papunë. Përvoja në Gjermani ishte një mësim i hidhur. "Me shqiptarët nuk merrem më. Ishin gënjeshtra ato që m'u thanë, e kanë mendjen për të zhvatur, ashiqare, sheshit." Por ëndrrën për Gjermaninë ai ende nuk e harron e po t'i jepej rasti do të vinte prapë. "Po vetëm me punëdhënës gjermanë."/DW
*emri i ndryshuar. Shumë vetë kanë frikë të flasin hapur nga pasojat e ligjit apo të punëdhënësve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38


