Flash News

KRYESORE

Skualifikimi i Rusmajlit për KQZ-në e Re, Topalli 'i përvishet' Bashës: E turpshme! Rrëzove zv.kryeministrin tënd për të votuar ministrin e Ramës

Skualifikimi i Rusmajlit për KQZ-në e Re, Topalli 'i

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka reaguar pak ditë pas skualifikimit nga PD, të Ilir Rusmajlit si kryetar i KQZ-së së re.

Megjithëse zgjedhjet kanë përfunduar dhe Ilirjan Celibashi është përzgjedhur si kryetar, Topalli nuk ka nguruar t’i dërgojë një “notë proteste” kreut demokrat Lulzim Basha, duke e akuzuar këtë të fundit për marrëveshje të fshehtë me Ramën për të votuar emrat e tij.

Ish-kryeparlamentarja e ka cilësuar si “një akt të turpshëm nga Basha, rrëzimin e zv.kryeministrit në qeverinë e demokratëve, për të votuar ministrin e Ramës.” Sipas Topallit, Rusmaili ishte  njohësi më i mirë i zgjedhjeve dhe profesor i të drejtës kushtetuese.

"Para dy ditësh në Parlament, Rama ne marreveshtje me Bashen votoi emrat e KQZ se re. Sikur Basha te kishte kontestime per ndryshimet kushtetuese apo per mbylljen e listave permes hapjes se rreme , ky i fundit nuk do te kishte derguar ne Kuvend emrat e tij (emra qe moren voten e Rames). Perkundrazi, ata ishin ne sintoni per cdo gje. I vetmi kontestim qe Basha kishte, ishte Ilir Rusmaili. Ne nje akt te turpshem, Basha votoi ministrin e Edi Rames dhe rrezoi zevendes kryeministrin e Partise Demokratike. Ilir Rusmaili eshte njohesi  me i mire i zgjedhjeve, eshte profesor i se drejtes kushtetuese. Ai i eshte bashkengjitur Partise Demokratike qe prej 3 dekadash. Nje nder mendjet me brilante te kesaj Partie. Votimi i Bashes per ministrin e Rames me kujtoi marrëveshjen e 2017 kur Lulzim Basha detyroi grupin parlamentar te votoje listen e vetingut, qe fillonte  nga Ina Rama deri tek militantet me famos te kryeministrit. Sa bukur merren vesht  shahistet per te ruajtur karriget e tyre. Meritokracia, vlera , parimet e dija nuk kane asnje vlere per ta", shkruan Topalli.

Të fundit