Flash News

KRYESORE

Skualifikohet nga gara për Gjykatën e Lartë ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku

Skualifikohet nga gara për Gjykatën e Lartë ish-kryeprokurori

Është skualifikuar nga gara për në Gjykatën e Lartë, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku.

Lajmi është konfirmuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, vendim i marrë pas mbledhjes së djeshme. Sipas njoftimit nga KLGJ, këshilli pasi u njoh me raportin e përgatitur nga Komisioni për Vlerësimin e Statusit Individual dhe Karrierën e Inspektorëve të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, miratoi statusin individual për shtatë nga 9 inspektorë të ish-KLD-së. Dy prej tyre do të trajtohen në mbledhjen pasardhëse.

“Në vijim të mbledhjes, Këshilli pasi dëgjoi relatorin për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatit nga radhët e juristëve të spikatur, për në Gjykatën e Lartë, vendosi skualifikimin e kandidatit z. Theodhor Sollaku. Kandidati ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, thuhet në njoftimin e KLGJ.

Kujtojmë se Sollaku u shkarkua si kryeprokuror në vitin 2007.

Garën për GJL e vazhdojnë Kestrin Katro, Ilir Panda, Jetmira Rragami, Ardita Alsula , Ervin Pupe

Rezarta Melo dhe Sokol Sadushaj.

Të fundit