Flash News

KRYESORE

‘Skutha dhe të pabesë’, PD i përgjigjet Lleshajt: Si kriminel gjakftohtë mori përsipër dhunën ndaj shqiptarëve

‘Skutha dhe të pabesë’, PD i përgjigjet Lleshajt: Si

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili reagoi për përplasjet e krijuara pas shembjes së teatrit, por edhe akuzoi opozitën si “skutha dhe të pabesë”.

Sipas Bardhit, Lleshaj me këtë reagim pranoi me gjakftohtësi dhunën e ushtruar nga policia ndaj shqiptarëve që nuk i binden paligjshmërisë dhe vjedhjes.

“Me kaq urrejtje sa ka ndaj opozitës dhe qytetarëve që nuk i binden paligjshmërisë dhe vjedhjes, Sandër Lleshaj, meriton vetëm përbuzje dhe përçmim. Ky kriminel gjakftohtë që merr autorësinë e rrahjes barbare të artistëve, të studentëve dhe të opozitës është metastazë e regjimit kriminal dhe të korruptuar të Edi Ramës.

Është fakt se tek Teatri Kombëtar policia u soll si hordhi pushtuese. Është fakt se policët ishin të armatosur, duke patur si skenar terrorin me armë të njerëzve në mbrojtje të Teatrit. Është fakt se njerëz të veshur me uniformën e policisë nuk kishin simbolet identifikuese të policisë. Këta nuk janë Policia e Shtetit, por janë të njëjtët njerëz, ushtarë të bandave kriminale, që kanabizuan Shqipërinë. Por fatmirësisht ato janë pakica, njëlloj siç sot është Edi Rama dhe Qeveria e tij.

Aktet e terrorit mbi artistët, qytetarët dhe opozitarët nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit dhe të qytetarëve, me punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit, që në shumicë, bashkë me shumicën e shqiptarëve, janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës. Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe pakica kriminale në Policinë e Shtetit janë turpi i Shqipërisë!”, shkruan Bardhi.

Të fundit