Flash News

KRYESORE

“S’më lidh dot as krajl, as mbret”, vajza e ish-deputetit socialist në mbrojtje të kuksianëve

Pas protestës kundër tarifës së “Rrugës së Kombit” dhe arrestimit të 23 personave, Anika Dokle, vajza e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Namik Dokle është rreshtuar në krahë të tyre.

Këtë gjë e ka bërë me amë të një shprehje popullore të veriut, morali i së cilës është që s’mund t’i mbash qytetarët të lidhur pavarësisht forcës apo pushtetit.

“M’ka lidhë nana njiherë n’djep, nuk m’lidh dot as krajl, as mbret. –Kuksiane”, shkruan Anika Dokle në “Facebook” dhe kaq është dashur që të ndizen komentet.

Ajo njihet për qëndrimet kundër mazhorancës dhe nuk nguron të shpreh hapur kritikat e saj.

Të fundit