Flash News

KRYESORE

“S’më vret njeri në shtëpinë time”, zbardhet dëshmia e shkurtër e Ardian Çapjas në spital  

“S’më vret njeri në shtëpinë time”,

Ardian Çapja, pjesë e fisit të njohur dhe të skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në Elbasan, u qëllua dje me snajper pranë banesës së tij.

Pavarësisht mirëorganizimit nga ana e autorëve, deri tani ende të paidentifikuar, 55-vjeçari arriti t’i shpëtojë sërish edhe këtij eleminimi, (u ka shpëtuar deri tani tre atentateve vitet e fundit).

Aktualisht, ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe ende nuk ka dalë nga gjendja kritike.

Megjithatë, hetuesit kanë arritur t’i marrin një dëshmi të shkurtër, në të cilën Çapja e ka mohuar, ashtu si familjarët e tij një ditë më parë, se është lënduar në me armë zjarri.

Mësohet se ai e ka mohuar të jetë plagosur me armë, sipas të dhënave të deritanishme me snajper me silenciator, por ka thënë se është lënduar me një hekur.

Po ashtu, Çapja ka bërë sërish ‘të fortin’ duke thënë se nuk e vret njeri në shtëpinë e tij, e cila është e rrethuar nga kamera sigurie në çdo shtyllë dhe të lagjes.

Atentati ndaj Çapjas, detaje të reja nga hetimi: Identifikohen targat e makinës së autorëve, deri tani 20 të shoqëruar  

Të fundit