Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
S’mori përgjigje pas letrës së hapur, Vasili: BE flet për ngjarje pa asnjë vlerë për shqiptarët, hesht për Milot-Balldren
Petrit Vasili nga radhët e LSI, ka rikthyer në vëmendje letrën e hapur drejtuar delegacionit të BE, lidhur me koncesionin Milot-Balldren, sipas tij një aferë korruptive.
Edhe pse letra i është dërguar që më 31 maj të këtij viti, ai thotë se nuk mori asnjë përgjigje dhe dje parlamenti e rivotoi pasi presidenti e ktheu me dekret për rishqyrtim.
Vasili shkruan se BE në Tiranë vazhdon të heshte kur duhet të flasë dhe flet kur nuk ka askush interes ta dëgjojë.
Reagimi:
Letra per BE ne Tirane, per Milot-Balldren, që nuk mora kurrë përgjigje!?
Ne 31 maj 2019 i drejtova nje leter te hapur publike delegacionit te BE ne Tirane lidhur me aferen korruptive gjigande te rruges Milot-Balldren.
Ishte ne kohe atehere BE ne Tirane per te thene fjalen e saj dhe pse jo per ta ndalur nje afere te tille.
E bera kete leter te hapur me shprese se faktet aq te qarte dhe ne driten e diellit do ta tundnin nga vendi BE ne Tirane si dhe fakti qe kjo e fundit shpesh flet per ngjarje te ndryshme ne Shqiperi qe per nga rendesia jane mjerisht pa asnje vlere per shoqerine dhe njerezit,qe vuajne dhe heqin nen nje qeveri e kryeminister qe po i heqin edhe tullen e fundit ekonomise shqiptare.
Presidenti i Republikes e ktheu mbrapsht kete afere me nje pafundesi argumentash.
Ndersa dje Parlamenti noter i korrupsionit e miratoi serish kete vjedhje.
BE ne Tirane vazhdon te heshte kur duhet te flase dhe flet kur nuk ka askush interes ta degjoje.
Megjithate te nderuar miq serish po jua risjell ne vemendje letren e hapur publike qe i kam derguar BE ne Tirane per aferen e rruges Milot-Balldren ne 31 maj te ketij viti.
LETER E HAPUR:
DELEGACIONIT TE BE-se në Tiranë.
Shqiptarët e kanë të palëkundur bindjen e tyre për Integrimin Europian si dhe gadishmërinë për të bërë çdo sakrificë që ky integrim të përparojë dhe Shqipëria një ditë të bëhet anëtare e Bashkimit Europian.
Është e qartë në dritën e diellit që shkëmbi dhe pengesa kryesore në rrugën e integrimit europian është korrupsioni galopant, i çfrenuar dhe endemik i qeverisë.
Nuk dua të ndalem sot në aferat e njohura botërisht të Teatrit Kombëtar apo të Unazës së Re, si shfaqje nga më të shëmtuarat e një korrupsioni pa kufi për të cilat reagimi juaj ka qenë thuajse inekzistent edhe kur dhunimi i të drejtave të njeriut kaloi çdo kufi duke tejkaluar edhe kufijtë e diktaturave.
Sot ju drejtohem juve zotërinj të BE në Tiranë për aferën e rrugës Milot-Balldren.
Dimensionet e kësaj afere korruptive janë absolutisht të frikshme dhe qeveria është e përfshirë kokë e këmbë në të, ndërkohë që reagimi nga “drejtësia e re” është zero.
Është aq e vërtetë që qeveria është ideatore, përgjegjëse dhe fajtorja e vetme e këtij korrupsioni, sa që ajo kundërshton edhe vetveten me qëllimin e vetëm për ti grabitur këto qindra milion euro që dalin nga xhepat e shqiptarëve të varfër.
Vetë Qeveria në strategjinë Sektoriale të Transportit dhe Planit të Veprimit 2016-2020, e cila u hartua me asistencën e Bankës Botërore, planifikoi të ndërtonte By Passin e Lezhës (aksin Milot-Balldren) me gjatësi vetëm 4 kilometër kundrejt 24 milionë euro, ose 6 milionë euro për kilometër.
Më pas projekti u zgjerua në gjatësi nga 4 në 17 kilometër dhe sipas kostove fillestare, nëse rruga do të ndërtohej me fonde buxhetore, nuk do të kushtonte me shumë se 102 milionë euro, ose më pak se gjysma e asaj që do të duhet të paguajmë të gjithë me taksat tona sipas konçesionit që qeveria sapo ka miratuar.
Pra:
-nga një rrugë që sipas parashikimit të vetë qeverisë do të kushtonte jo më shumë se 102 milion euro po ta ndërtonte vetë shteti, tani do të kushtojë në total rreth 260 milion euro, pra 2 herë e ca më shumë;
-si dhe çmimi që do të shkonte 6 milion euro kilometri po ta ndërtonte shteti, arrin në 15 milion euro sipas konçesionit.
Kostot e projektit të rrugës Milot–Balldren me një gjatësi totale prej 17.2 km, një koncesion i pakërkuar i dhënë kompanisë A.N.K është 213.6 milionë euro plus TVSH-në, sipas propozimit financiar, pjesë e kontratës së koncesionit/PPP.
Nga kjo shumë, financimi i kompanisë është 140 milionë euro, sipas specifikimeve në kontratë, nga të cilat një hua bankare prej 70 milionë eurosh, e cila do të merret nga një ose më shumë institucione financiare, financimi nga furnitorët prej 19.5 milionë euro dhe 52 milionë euro kompania premton se i ka nga kapitali i vet.
Pjesa e mbetur prej 72 milionë eurosh do të shkojë për pagim interesash dhe fitimin e kompanisë, teksa kjo shumë përbën rreth 34% të totalit (pa TVSH), ose rreth një të tretën e kostos totale të rrugës, çka e çon koston totale për kilometër në 15 milionë euro për kilometër (përfshirë TVSH).
Ne 9 tetor 2018, kompania A.N.K fitoi procedurën konkurruese për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Milot–Balldren, me vlerë ndërtimi dhe mirëmbajtje gjithsej 161.5 milionë euro, sipas buletinit zyrtar të Agjencisë së Prokurimeve Publike.
Në këtë shumë, sipas parimit të përgjithshëm në bazë të të cilit funksionojnë presupozohet që kompania duhet të kishte llogaritur të gjitha kostot, interesat për huatë e mundshme dhe fitimin e saj, që qeveria nga ana e saj duhet t’ia kthente me këste për një afat 13 vjeçar.
Por, kontrata është rinegocuar më pas pa garë, një praktikë që nuk mbështetet në asnjë ligj, teksa një pjesë e kontratës është kontraktuar përmes tenderit konkurrues dhe më pas pjesa tjetër është rinegociuar për interesat.
“Sipas propozimit të rishikuar financiar, sipas deklaratës të datës 19.3.2019, Norma e interesit e llogaritur për gjitha burimet e financimit të përcaktuara më sipër është 5%”, thuhet në kontratë (bëhet fjalë për tre burimet e financimit të kompanisë nga kredia, kapitali i vet dhe furnitorët prej 140 milionë eurove). Ky rinegocim i paprecedentë dhe pa garë e çoi vlerën e kontratës në 213 milionë euro, duke e rritur atë me 32%.
Kompania llogarit në tabelat e publikuara në kontratë se do të paguajë interesa prej rreth 31 milionë eurosh për kredinë 70 milionë euro dhe financimet e furnitorëve prej 19.5 milionë euro, duke mbetur një fitim për kompaninë rreth 40 milionë euro, ose rreth 20% e totalit.
Nga ana tjetër, norma e interesit prej 5% për të cilën kompania ka negociuar pa garë është pra shumë më e lartë se sa interesi i eurobondit prej 3.55% kur qeveria emetoi eurobondin e ri pak muaj më parë.
Ndërsa kompania premton të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, të dhënat zyrare nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro.
Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017-n dhe një fitim minimal prej më pak se 1 milion euro. Pra kompania s`ka absolutisht burime të mjaftueshme për një sipërmarrje të tillë.
Eshte aq e vertete sa qe edhe ne kontrate specifikohet qe vetem vitin e trete kompania do te filloje te operoje me fondet e veta.
I nderuar Delegacion i BE në Tiranë.
Skandale të tilla do të duhej të dënoheshin rreptë nga ju, nisur edhe nga detyra e monitorimit që ju keni si dhe e drejta që ju lind për të bërë kerkesa si dhe që të vini edhe kushte kur e keni gjykuar të nevojshme.
Ju nuk i keni kursyer lëvdatat për një “drejtësi të re” që po lind.
Por jam i shtrënguar t‘ju kujtoj se kjo ”drejtësi e re” ka mbyllur totalisht gojën përpara skandaleve të tilla flagrante dhe tronditëse, bile për fat të keq ka treguar një nivel kapjeje të tillë, që e ka bërë tërësisht të pabesueshme përpara shqiptarëve të cilët presin vepra dhe jo fjalë nga drejtësia.
Ndaj edhe shqiptarët janë aq të zemëruar dhe u janë drejtuar shesheve të Shqipërisë, anë e mbanë vendit për t`ju kundërvënë plaçkitjes që po i bën qeveria taksave të tyre.
Kjo plaçkitje po i varfëron ekstremisht shqiptarët dhe po i bën të humbasin shpresën dhe të braktisin vendin e tyre.
Ndaj është koha që ju të flisni sot.
Kjo është ajo që shqiptarët presin nga ju!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38