Flash News

KRYESORE

“S'mund të gjejmë konsensus për ndryshime kushtetuese”, Vasili publikon deklaratën e Ramës kur ishte në opozitë

“S'mund të gjejmë konsensus për ndryshime

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar një deklaratë të kryeministrit Edi Rama në vitin 2012 kur ishte në opozitë, lidhur me ndryshimet kushtetuese.

Në atë kohë, Rama deklaronte se nuk mund ta ndryshohet Kushtetutën copa-copa.

“Nuk mund ta ndryshojmë Kushtetutën copa-copa edhe në gusht, edhe në shtator sikur po arnojmë me nge të madh mëngët e një xhakete.

Nuk mund të gjejmë konsensusin  për ndryshimin e Kushtetutës në një klimë të ngarkuar me akzua dhe shpifje ndaj opozitës që synojnë të krijojnë një perceptim skandaloz”, shprehej Rama 8 vjet më parë.

Ndërkohë, dje Komisioni i Ligjeve dhe Legjislacionit miratoi unanimisht ndryshimet kushtetuese të propozuara nga e ashtuquajtur opozita parlamentare për lista të hapura dhe ndalim koalicionesh, ndonëse ndërkombëtarët kanë paralajmëruar se këto ndryshime mund të bëhen një vit para zgjedhjeve. Të premten, PS doli zyrtarisht pro listave të hapura disa muaj para zgjedhjeve.

Të fundit