Flash News

KRYESORE

“S'ndodh në asnjë vend demokratik”, Rama: Pse OFL nuk ka në fokus politikanët, prokurorët dhe gjykatësit

“S'ndodh në asnjë vend demokratik”, Rama: Pse OFL nuk

Kryeministri Edi Rama sqaroi sot në Kuvend se përse OFL, Operacioni Forca e Ligjit nuk ka si subjekt goditjen e pasurive të paligjshme të politikanëve, prokurorëve dhe gjykatësve. Sipas tij, OFL ka objekt personat që e kanë kryer procesin gjyqësor, ose kanë qenë të dënuar.

“Politikanët, gjykatësit e prokurorët janë subjekt prej shumë vitesh dhe u takon institucioneve të drejtësisë që të shohin për cdo rast sipas nevojave për hetime burimeve të pasurisë së tyre.

Shpresoj që SPAK do kalojë në fazën tjetër të procesit që kanë nisur në reformën në drejtësi.

Ata të përgjigjen jo para vettingut por para drejtësisë dhe të argumentojnë burimin e pasurisë së tyre. Mos ti ngatërrojmë gjërat, OFL është operacion policor, nuk zhvillohen kundër politikanëve dhe gjykatësve që nuk kanë kaluar nga rruga e drejtësisë. Nuk ndodh në asnjë vend demokratik që të zhvillohet ndaj politikanëve ose gjyqtarëve. Për ta, ka faza dhe do japin llogari për pasurinë”, tha Rama.

Të fundit