Flash News

KRYESORE

Socialistët dhe Demokratët bëhen bashkë dhe i kërkojnë von der Leyen çeljen e negociatave në këmbim të votës. Në Bruksel, jo Tiranë

Socialistët dhe Demokratët bëhen bashkë dhe i

Kryetarja e grupit Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Europian, Iratxe Garcia, i ka kërkuar me anë të një letre kandidates për postin e Presidentit të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mbështetje për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut në vitin 2019.

Votimi për von der Leyen do të ndodhë më 16 korrik, të martën, dhe gjermanja ka nevojë edhe për mbështetjen e Socialistëve dhe Demokratëve, por edhe të centristëve të Renew Europe që të zgjidhet si pasuese e Jean-Claude Juncker.

Të tria këto grupe politike në PE i kanë paraqitur kandidates për vendin e Junkerit agjendat për të cilat kërkojnë mbështetje në këmbim të votës.

Renew Europe nuk e përfshin te kërkesat e saj politikën e zgjerimit, ndërsa dy grupet e tjera e kanë si pjesë të kushteve  çeljen e negociatave me dy vendet e Ballkanit.

Të fundit