Flash News

KRYESORE

Socialistët hedhin firmat: Komisionit Hetimor për Metën t’i shtohet edhe shkelja për emërimin e Xhaferllarit

Socialistët hedhin firmat: Komisionit Hetimor për Metën t’i

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, i kërkon kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi të marrë parasysh kërkesën e tyre për një shtesë në objektin e komisionit hetimor për presidentin.

Në kërkesën që mban firmat e të gjithë deputetëve të grupit, socialistët kërkojnë kërkojnë që objektit t’i shtohet pikërisht dekretimi i Marsida Xhaferllarit nga Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Kërkesa e nënshkruar nga 56 deputetë, rendit edhe shkeljet për dekretimin e Xhaferllarit si gjyqtare kushtetuese:

  1. është dekretuar një gjyqtar kushtetues në kundërshtim flagrant me kushtetutën dhe ligjin.

Ne mungese të kompetencës për të emëruar gjyqtarin kushtetues, Presidenti, ne mënyrë të kundërligjshme ka ndërhyrë në një proces kushtetues.

Presidenti ka ushtruar kompetenca te Këshillit te Emërimit në Drejtesi, duke i veshur vetes atribute te organeve te qeverisjes se sistemit te drejtësisë.

është cenuar e drejta e subjekteve për te patur një proces të rregullt gjykimi kushtetues, në kushtet kur do të gjykohen nga gjyqtar kushtetues me mandat te paligjshëm.

është cenuar funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë orëve të paradites pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të shqyrtuar këtë kërkesë.

Ndërsa në konferencën e para pak minutave, i pyetur nga gazetarët për këtë kërkesë të socialistëve, Presidenti Meta tha:

“Me dele deputet presidenti nuk ka asnjë sqarim. Kam raport vetëm me popullin shqiptar.”

Dokumenti i plotë KËTU

Të fundit