Flash News

KRYESORE

Socialistët me rezolutë 'anti-ruse' në Kuvend, Ambasadorja e Trump në Tiranë 'mendon ndryshe'

Socialistët me rezolutë 'anti-ruse' në Kuvend,

Kandidatja e Presidentit Trump për Ambasadore në Republikën e Shqipërisë, në seancën dëgjimore para Komisionit të Jashtëm të Senatit është ndalur edhe te ndikimi rus në Shqipëri. E pyetur nga një prej senatorëve për influencën ruse, Yuri Kim ka qenë e qartë dhe precize dhe, me një fjali të vetme e ka përmbledhur mendimin e vet duke thënë: narrativa ruse për momentin nuk ka hapësirë në Shqipëri.

Kandidatja për Ambasadore 'kundërshton' kështu linjën zyrtare të Tiranës dhe një rezolutë të paraqitur me nxitim në Kuvend për të parandaluar ndërhyrjet e të huajve në zgjedhje dhe dizinformimin e publikut. Disa prej analistëve politikë mendojnë se shumica parlamentare e ka bërë publike Rezolutën për të krijuar zhurmë dhe pë të mbuluar dështimin me hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Politiko.al

Të fundit