Flash News

KRYESORE

Socialistët mohojnë çdo akuzë të Bashës, por deklaratat i’a dëgjojnë më vëmendjen; ‘Facebook’ tradhton Blerina Gjylametin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi mesditën e sotme një bashkëbisedim me gazetarët në selinë blu. Krahas transmetimit live në televizionet informative, konferenca e Bashës transmetohej edhe në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Dhe duket se kuriozitetit për atë se çfarë do të deklaronte kreu i opozitës nuk i ka rezistuar dot as deputetja e Partisë Socialiste, njëherësh kryetarja e PS-së për Tiranën, Blerina Gjylameti.

Deputetja socialiste ka zgjedhur ta ndjek live konferencën e Bashës, dhe siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, ajo ka hyrë në profilin e kreut të demokratëve në rrjetin social dhe ka ndjekur për disa minuta konferencën.

Nuk dihet komenti që Gjylamenti ka për ato se çfarë deklaroi Basha, por Facebooku e nxori zbuluar sa i takon kuriozitetit për t’i dëgjuar ato se çfarë tha kreu i opozitës.

 

Të fundit