Flash News

KRYESORE

Sociologu flet për “taksën” e re që Veliaj u ka vendosur nxënësve: Po kërkon t’i paguajmë propagandën

Sociologu Ergys Mërtiri tregon se kopshtin dhe shkollën ku ndodhen vajzat e tij, i është kërkuar që të paguajë para që bashkia e Tiranës të mbjellë pemë. Ai shprehet se nuk pranoi të jepte asnjë lek, por iu desh të bënte një punë bindëse me vajzën, e cila ndihej në siklet pasi babai nuk po paguante njësoj si të tjerët.

Mërtiri thekson se me këtë kërkesë kryebashkiaku Erion Veliaj po u kërkon qytetarëve të paguajnë për propagandën që ai bën çdo ditë në televizione. Duke kritikuar rritjen e taksave në Tiranë, Mërtiri kërkon menaxhim më të mirë të parave nga bashkia më e madhe në vend.

Reagimi:

Sot me kane kerkuar para ne shkollen e vajzes se madhe edhe ne kopesht, tek e vogla. Arsyeja eshte, sepse Bashkia e Tiranes ka hapur nje fushate ku i kerkohet te gjithe prinderve te paguajne para per te mbjelle peme!

Natyrisht qe nuk dhashe asnje lek, por mu desh te bej pune bindese me vajzen time, e cila ndjehej ne siklet qe une nuk po paguaja, si shumica e te tjereve.

Me duhet te them se kjo eshte nje risi e nje politike te pacipe qe, pervec se na trazon stomakun cdo dite neper ekrane me spektakel ordiner reklamash qe fyejne inteligjencen e publikut, por kerkon edhe t'ia paguajme propaganden.

Per dijeni te Lali Erit, ne paguajme taksa (te cilat, per me teper, vete Lali i ka rritur sa askush tjeter), me te cilat ai ka per detyre te mbjelle peme, te rregullje rruge, te ndertoje shkolla e kopshte, te menaxhoje hapesiren e territorin, etj, gjera keto qe nuk i ka bere. Lali Erit do ti kerkoja ti perdore me mire parate e taksave te mija, e jo me t'i jap te tjera.

Kjo eshte bashkia me buxhetin me te pasur qe ka ekzistuar ndonjehere ne Shqiperi (si pasoje kjo edhe e ndarjes se re te territorit), ndaj t'iu lypesh qytetareve para per te kryer detyren tende, eshte thjesht pafytyresi.

Të fundit