Flash News

KRYESORE

Sociologu Gëzim Tushi: Abuzimi seksual te femrat dhe incesti në nivele kritike

Sociologu Gëzim Tushi: Abuzimi seksual te femrat dhe incesti në nivele

Sociologu Gëzim Tushi shprehet se abuzimet seksuale në shoqërinë shqiptare kanë arritur në nivele kritike. Duke folur në ‘Ora Neës’, Tushi thotë se një pjesë e madhe e abuzimeve ndodh brenda familjeve, ndërsa shton se raporti i pedofilëve që janë jashtë familjeve me ata që kryejnë inceste brenda saj është pothuajse i njëjtë.

Rasti i Kavajës është shembull tipik që tregon se në shoqërinë shqiptare e keqja e abuzimit me seksualitetin femëror ka arritur në nivele shumë kritike. Ne nuk duhet të bëjmë moralin e strucit, ti mbulojmë të vërtetat banale që kemi.

Ne kemi ambiente të shumta ku abuzim seksual me fëmijët ka filluar të jetë evident dhe ka filluar të hapet koraca. D.m.th ka filluar të ikë ai koncepti i dikurshëm që e mbulonte këtë gjë për hatër të koncepteve morale të shoqërisë. Duhet të pranojmë që në mënyrë të turpshme kemi nivele shumë të larta të inçestit në shoqërinë shqiptare.

Fëmijët minorë nën moshën 12 vjeç apo deri në moshën 18 vjeç, se këto janë kufijtë e deklarimit të abuzimeve seksuale, një pjesë të madhe të tyre e kanë brenda familjes. Ju garantoj se është raporti i pedofilëve që janë jashtë familjes me ata që kryejnë inçeste brenda saj, kam përshtypjen se do të jetë aty aty. 

Teksa ndalet te rasti i përdhunimit të 14-vjeçares në Kavajënga 8 adoleshentë, sociologu Tushi sqaron  se kjo është një ngjarje e përbindshme dhe se drejtësia duhet të bëjë punën e saj. “Unë do tu thoja prindërve, mësuesve, njerëzve të tjerë, psikologëve të shkollave, që të marrin masa për ta parandaluar një ngjarje të tillë. Pasi ka ndodhur nuk kanë me vlerë veprimet që mund të bëjnë. Është si mund të edukojmë adoleshentin që të mbrojë identitetin e vet seksual nga rreziqet që i kanosen”, përfundoi ai.

Kërkohen dorëheqje ministrash dhe zv/ministrash: Që përdhunimi në Kavajë të mos jetë skandali i radhës

Të fundit