Flash News

KRYESORE

Sociologu Mërtiri: Të rinjtë që abuzuan me vajzën në Kavajë, janë potencialisht kriminelë

Sociologu Mërtiri: Të rinjtë që abuzuan me vajzën

Sociolgu Ergys Mëtiri shprehet se të rinjtë që përdhunuan vajzën 13-vjeçare në Kavajë, janë potencialisht kriminelë.  Sipas tij, e gjithë kjo situatë e rëndë tregon se sistemi i edukimit në Shqipëri është në krizë të thellë.

“Kur krimet bëhen nga fëmijë 13-vjeç, kjo tregon se sistemi edukativ ka një krizë të thellë. Nuk edukon njerëz.  Ata të rinj nuk e kanë ndjerë fare se çfarë vuan personi në fjalë. Ata e kanë bërë me vetëdije. Kjo tregon që këta fëmijë nuk kanë formimin minimal të etikës, moralit për t’u sjellë miqësisht. Këta janë potencialisht kriminelë, mund të bëjnë gjithçka”, u shpreh Mërtiri.

Më tej ai shtoi se nuk e di nëse ka dalë dikush dhe ka thënë, “o djema është shoqja jonë,  çfarë bëni”. Sipas sociologut, kur del një kolektiv i tërë, kur nuk ka reaguar askush, ky është shqetësimi më i madh që lidhet me vlerat e etikës dhe edukimit.

Të fundit