Flash News

KRYESORE

Sokol Balla ‘flakë për flakë’ me Blendi Fevziu, rikthehet në ‘News 24’ 4 herë në javë me Real Story  

Sokol Balla ‘flakë për flakë’ me Blendi Fevziu,

Sokol Balla ka lënë zyrtarisht ‘Vizion Plus’ dhe i është bashkuar sërish televizionit informativ ‘News 24’.

Teleshikuesit tashmë do të mund ta ndjekin emisionin e Sokol Ballës “Real Story”,  4 herë në javë në “prime time” nga ora 21:00 deri në orën 23:00, duke konkurruar ‘flakë për flakë’ emisionin Opinion të Blendi Fevziut.

Marrëveshjen e re, vetë Balla e cilëson një rikthim në ‘shtëpi’ pas shumë vitesh.

“Për mua është një farë rikthimi në News24 pas shumë vitesh por tashmë televizion me dimension dhe parametra të reja të dimensioneve kombëtare dhe mbarëkombëtare, burim informacioni për shumicën e shqiptarëve dhe televizion që konkurron denjësisht me tv gjeneraliste në treg, besoj që “Real Story” do të jetë në vazhdën e emisioneve të mëparshme të suksesshme në këtë tv, besoj që do ta çojmë një hap më tutje”, tha Sokol Balla.

Të fundit