Flash News

KRYESORE

Sokol Balla i nis një tjetër mesazh Metës: Me qetësi e dashuri, në pritje të përgjigjes

Gazetari Sokol Balla i ka dërguar një tjetër mesazh presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, ku i kujton se ai vazhdon ta presë në studio për t’u përballur.

Në profilin tij në Instagram, Balla shkroi: “#tajmahal 2010. Një monument Qetësie dhe Dashurie. (Ne pritje të përgjigjes së Presidentit)”

Ditën e djeshme (2 korrik), në konferencën për shtyp, kreu i shtetit, përveç shumë deklaratave bëri edhe një në adresë të gazetarit të Vizion Plus

“Gruaja ime është në opozitë, ndërsa nëna e fëmijëve së tij në qeveri", tha Meta, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të Vizion Plus, të cilën presidenti e mori si të porositur nga Balla.

Por këto fjalë u konsideruan si kërcënim nga ana e Ballës, që e ftoi Metën në emisionin tij “Real Story” për t’u ballafaquar.

Ndërkohë ende nga ana e kreut të shtetit nuk ka një përgjigje për sfidën e hedhur nga Balla.

Të fundit