Flash News

KRYESORE

Sokol Balla i përgjigjet Edmond Spahos: Të kërkoj ndjesë që të kritikova qeverinë tënde

Gazetari Sokol Balla i është përgjigjur reagimit të bërë nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho, sa i takon qëndrimeve të shprehura nga gazetari për mbledhjen e Kryesisë së PS-së dhe idesë për ndryshime në qeveri.

Balla thotë se pas një shkrimi të tij kritik për Qeverinë, më i mërzituri i rezultoi kreu parlamentar i PD, Edmond Spaho, të cilën e cilëson mik.

Duke ju drejtuar Spahos, me ironi, Balla i kërkon ndjesë duke i thënë kritikova qeverinë tënde.

“Pas nje shkrimi tim kritik per Qeverine, ku shprehja mendimin per ndryshime ne kabinet, me i merzituri prej tij, me rezultoi kreu parlamentar i PD, miku Mond Spaho. Ndjese miku im qe te kritikova Qeverine tende. Ate qe te paguan rrogen, dietat, udhetimet jashte shtetit”, shkruan Sokol Balla në Twitter.

Të fundit