Flash News

KRYESORE

Sokol Balla ikën nga Top Channel? Mes ofertave të TVSH-së dhe Vizion Plus

Sokol Balla ikën nga Top Channel? Mes ofertave të TVSH-së dhe

Gjatë ditës së sotme në media qarkulluan informacione se Sokol Balla është në bisedime me drejtuesit e ‘Vizion Plus’ për postin e drejtorit të informacionit në këtë televizion.

Mirëpo burime pranë gazetarit, bëjnë me dije për Politiko.al se Balla ka dhe një ofertë nga TVSH për të njëjtin pozicion pune. Akoma nuk dihet se cilin televizion do të zgjedhë gazetari, pasi është akoma në negociata. Deri më tani ai nuk ka bërë asnjë reagim publik. 

Prej më shumë se një muaj Balla është liruar nga posti i drejtorit të nformacionit në ‘Top Channel’, duke u fokusuar vetëm tek emisioni 'Top Story'. Mbetet për t'u parë nëse Balla do të qëndrojë në dy televizione apo do të largohet përfundimisht nga 'Top Channel'./Politiko.al/  

 

Të fundit