Flash News

KRYESORE

Sokol Balla: Kabineti aktual më i keq se i 2017; Dako dhe Sejdini nuk do rikandidohen

Sokol Balla: Kabineti aktual më i keq se i 2017; Dako dhe Sejdini nuk do
Gazetari Sokol Balla ka komentuar sërish zërat për ndryshime në qeveri, veçanërisht pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste. Balla mendon se ministrat e kanë kuptuar se mënyra se si po qeveriset nuk është më e mira e mundshmë, por është më keq se kabineti paraardhës.

“Ky kabinet është më i keq se ai i para 2017 që kishte dhe tepsinë brenda, që rama me të drejtë e quante të tillë por është më i keq se ai, sigurisht është më i mirë se çdo kabinet tjetër alternativ që do të paraqiste opozita, ndryshe sot do të flisnim për një situatë tjetër, por që padyshim pritshmëritë sot ishin që në mbledhjen e kryesisë të dilnin emra dhe të merreshin përgjegjësi konkrete nga ministra konkret.

Po ju jap një rast, në fund të muajit nëntor qeveria është futur në me një sufiçit prej 20 milionë euro në pagesa, ndërkohë që ka për të paguar edhe 230 milionë të tjera. Këto janë shifra konkrete dhe nëse do ndonjë nga ministria e financave le të dalë dhe të përgënjeshtrojë dhe sot që ne flasim që jemi në fund të dhjetorit, qeverisë i duhet që të bëjë 250 milionë euro pagesa në mënyrë që të bëjë realizimin e buxhetit”, theksoi Balla. Po ashtu, ai i bëri thirrje kryeministrit të jetë i sinqertë me publikun dhe të pranojë se Veliaj do rikandidohet, ndësa Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini nuk do jenë pjesë e garës se zgjedhjeve lokale. “Po futemi në vit elektoral dhe z.Rami duhet ti japë fund këtyre dilemave absurde, gjëegjëzave me 7 pikëpyetje, kush do të jetë kandidat për Tiranën, kush për Durrësin kush për Elbasanin. Z.Rama duhet të jetë i sinqertë për publikun dhe të thotë, po z.Veliaj do të jetë kandidat për Tiranën, ne do të gjejmë kandidat të tjerë falenderojmë Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin dhe do të gjejmë, i kanë gjetur dy kandidatë por nuk i thonë. Një kandidat tashmë ka filluar fushatën në Elbasan po ashtu edhe në Durrës, por ai nuk e thotë”, përfundoi Balla.

Të fundit