Flash News

KRYESORE

Sokol Balla kujton Dritan Hoxhën: Je sërish më i madh se unë

16 tetori është dita e lindjes së Dritan Hoxhës, themeluesit të Top Medias. Hoxha, nëse do ishte mes nesh do të mbushte 50 vjeç.

Stafi i Top Medias organizon çdo 16 tetor një festë përkujtimore për të. Ditën e sotme është dhe Sokol Balla a ii cili kujton Dritan Hoxhën.

Në një postim në Instagram, Balla shkruan se ndonëse sot është 45 vjeç, ( ndërsa Hoxha në moshën 39 vjeçare ndërroi jetë), sërish themeluesi i Top Medias është më i madh.

“Sot Dritan Hoxha do ishte 50 vjeç nëse nuk do kishte vendosur të na braktiste një dekadë më parë. Po megjithëse une sot jam 45, dhe ai është 39, ai është sërish më i Madh se unë, më i Madh se të gjithë. Dhe ashtu do të jetë Gjithmonë. Në rresht të Parë. I Pari. Tani Ynë. Tani i të Gjithëve”, shkruan Balla, ndërsa ka bashkëngjitur edhe një foto me Dritanin të bërë vite me parë bashkë me kolegë të tjerë në Top Channel.

Të fundit