Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Sokol Balla në Vizion Plus: mund të jetë 'Real', por a do të jetë 'on Top'?
Elvin Luku
Një puntatë nuk mjafton për të gjykuar mbi cilësinë e një programi televiziv, por ofron “ushqim” të bollshëm, për të kryer një analizë nga pikëpamja e semantikës vizive të tij.
Po flasim për “Real Story” me Sokol Ballën, një program që ndryshoi formë dhe përmbajtje pas largimit të moderatorit nga televizioni kombëtar Top Channel.
Në fakt, emisioni pritej me interes për dy arsye kryesore: Së pari, për shkak të influencës që “Top Story” ndërtoi për afro 12 vite, e cila, pa i hequr meritat moderatorit, vinte dhe si rrjedhoje e fuqisë mediatike të Top Channel; së dyti, pasi Sokol Balla konsiderohej si kandidatura më serioze që operonte në treg për të ofruar një alternativë të re ndaj dominimit që ka krijuar “Opinioni” i Fevziut, në fashën orare që ai transmeton.
Menjëherë pas nisjes së programit, mediat online nxituan të evidentonin programin që ishte kthyer si një pikë referimi për “Real Story”, dhe ky ishte “The Andrew Marr show” i transmetuar në BBC One në Britaninë e Madhe.
Në parantezë, kjo referencë e Ballës, konfirmon një tezë që kam ngritur në librin “Talk show: Para dhe pas ekranit” se këto formate aktualisht janë në “etapën e shtatë të evoluimit të talk show-ve nga pikëpamja historike”, karakteristikë e së cilës është influenca e formateve britanike dhe amerikane në emisionet shqiptare. Kjo fazë, e cila vijon ende sot, i ka fillesat e saj që në vitin 2006, ku peizazhi mediatik shqiptar plotësohet me programe si “ByPass Show” në Vizion Plus që merrte spunto nga “The daily show” me John Stewart apo dhe vetë “Top Story” në Top Channel që ishte një përpjekje për të sjellë programin “Hardtalk” të BBC-së në Shqipëri.
Për t’u rikthyer te analiza, një emision talk show, nga filozofia te realizimi i studios, i ngjan një kostumi i cili qepet sipas trupit të moderatorit, me avantazhet dhe duke fshehur defektet e tij. Dhe, për hir të së vërtetës, ka disa ngjashmëri mes profilit të moderatorit Andrew Marr, të cilit Balla ka vendosur “t’i huazojë” formatin, dhe këtij të fundit. Marr bëhet i njohur si fillimisht si analist politik në shtypin e shkruar e atë viziv, për kontributi i tij me intervista televizive të politikanëve të njohur e për të vijuar me programin “The Andrew Marr show”, i cili është një emision që transmetohet mëngjesin e së dielës, në orën 9.
Këtu fillon edhe problemi.
Për t’iu rikthyer sërish krahasimit të një formati talk show me atë të një kostumi, i cili duhet të jetë i kuruar në çdo detaj, duhet evidentuar se ai duhet t’i përshtatet ambientit dhe kohës kur duhet veshur.
Në rastin konkret kemi një format me prirje analitike, por të konceptuar për në mëngjes, që presupozohet që ka një audiencë britanike, e cila sado që kërkon diskursin racional, është e sapo ngritur nga gjumi dhe moderatori e thyen këtë me elementin e divanit, duke e bërë atë sa më familjar për ta marrë bisedën shtruar.
E vendosur në prime-time gjykoj se ulja e tre analistëve në divan (të palakuar sikurse është origjinali) nuk i krijon atyre mundësi që të debatojnë lirshëm me njëri-tjetrin, “vret” kontaktin sy më sy mes debatuesve duke ftohur atmosferën në studio e cila sjell ritëm më të ulët të debatit dhe kosto në shikueshmëri.
Nëse vendos këtë lloj formati përballë “Opinionit” të Fevziut unë gjykoj se lufta për audiencë e ka fituesin në tavolinë.
Megjithatë, kjo mund të ketë qenë dhe një zgjedhje e qëllimshme, një bast që Sokol Balla si drejtues dhe autor ambicioz ka vendosur me veten, punëdhënësit dhe me shikuesit.
Elementi i dytë që duhet evidentuar, gjithnjë nëse i përmbahemi krahasimit me emisionin britanik është niveli i moderatorit në një pozicion më të lartë se të ftuarit. Në fakt, ky është një truk mediatik, që mungon në programin e BBC-së, por që unë e kam evidentuar fort në librin tim mbi talk show-n si një avantazh skenik që ndihmon drejtuesin televiziv pasi i lë shikuesit shijen se është ai që ka supermacinë në këtë debat publik. Problemi mund të lindë (nëse i përmbahemi formatit origjinal) në kohën kur politikani do të jetë i ftuar dhe do të ulet në vendin e Zaloshnjës. Në këtë moment, nëse intervista nuk do të konceptohet ballë për ballë (gazetar-politikan), por të pranishëm do të jenë dhe analistët, këta të fundit do të gjenden në një pozicion të pakëndshëm, pasi do t'i drejtohen politikanit nga poshtë-lart. Kjo do të krijojë një ndjenjë inferioriteti që mund të dëmtojë cilësisht emisionin.
Elementi i tretë është sigla hyrëse dhe emri i programit. E para, duhet përgëzuar filozofia për të personalizuar emisionin në sigël (ndonëse nuk është risi), pavarësisht se, në gjykimin tim, kishte shumë elemente britanikë, alla “agjenti 007”, të cilat edhe mund të shqiptarizoheshin.
Sa i takon emrit të talk show-t, sikurse pohoi vetë drejtuesi Sokol Balla në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, “Real Story” kishte lindur rastësisht si një përgjigje e batutës së kryeministrit në fund të intervistës me të. Kjo tregon se kemi një kryeministër frymëzues, por mbetet t’u parë në vijim se në çfarë ujërash, te pastra apo të qelbura, “real” apo “fake”, do të notojë ky program duke patur parasysh dhe “kazanët mediatikë”, që sipas kryeministrit, janë përhapur kudo.
*Elvin Luku është studiues i komunikimit dhe autor i librit “Talk show: Para dhe pas ekranit”. Titulli është i Politiko. Titulli i autorit: Real Story me Sokol Ballën: Një analizë semantike
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38