Flash News

KRYESORE

Sokol Balla tregon bisedën me kolegun italian: Ka një valë të madhe dashurie mes dy brigjeve të Adriatikut

Gazetari Sokol Balla ka ndarë bisedën me gazetarin italian, Enrico Mentana, pas dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali nga Shqipëria.

Sipas Ballës, gazetari donte që edhe ne këtu në Shqipëri të dinim për një valë të madhe dashurie midis dy brigjeve të Adriatikut, sepse postimi i tij në Facebook për lajmin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë ishte "mbytur" nga komentet dhe falënderimet nga ana e italianëve.

“Fola me mikun tim dhe burimin e frymëzimit profesional @enricomentana. Ai më tha që postimi i tij në Facebook për lajmin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë ishte mbytur nga komentet dhe falënderimet nga ana e italianëve.

Dhe ai donte që edhe ne këtu në Shqipëri të dinim për këtë valë të madhe dashurie midis dy brigjeve të Adriatikut, përfshirë edhe @ediramaal. Atëherë pashë që edhe @matteosalviniofficial kishte postuar të njëjtën video.

Edhe atje ka një valë mirënjohjeje nga një komb si Italia që na frymëzoi vlerat e kulturës, civilizimit, bukurisë, lirisë dhe dashurisë. Dashuria shpesh sfidon vështirësi dhe padrejtësi. Italia do t’i kalojë vështirësitë sepse ka shumë dashuri për Zonjën e Vjetër, nga të gjithë, përfshirë edhe shqiptarët. Shqipëria është evropiane, pavarësisht padrejtësive që na lënë përkohësisht jashtë nga familja jonë natyrore. #Koronavirus e provoi. Dashuria ekziston. Rezisto Itali. Ne do ia dalim. #Bashkë”, shkruan Balla.

Të fundit