Flash News

KRYESORE

Sokol Balla: Ulsi Manjën e thirrën në kryeministri, rruga që mund të ndiqet për ta bërë Lleshin ministër

Sokol Balla: Ulsi Manjën e thirrën në kryeministri, rruga që

Gazetari Sokol Balla, i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, tha se Presidenti nuk e ka thënë fjalën e fundit sa i takon dekretimit të Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Balla zbuloi se kreu i komisionit ët Ligjeve, Ulsi Manjani ishte thirrur në kryeministri, dhe kjo sipas tij është një shenjë që negociatat po vijojë, teksa tha se rrugëzgjidhja mund të jetë dorëheqja e Sandër Lleshit nga posti i gjeneralit.

“Pak minuta më parë kryetari i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja, që duhet të ishte praktikisht në këtë studio është thirrur me urgjencë në Kryeministri, mesa duket negociatat po vazhdojnë për të gjetur zgjidhje pas atij shpërthimi rrebeshi replikash ka një përpjekje për të gjetur një rrugëzgjidhje. Rrugëzgjidhja mund të jetë dorëheqja e Sandër Lleshit, nga posti i Gjeneralit”, u shpreh Balla.

 

Të fundit