Flash News

KRYESORE

Sokol Balla vlerëson ambasadorin Lu si më të suksesshmin

Sokol Balla vlerëson ambasadorin Lu si më të suksesshmin

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, ambasadori amerikan Donald Lu u shfaq rrallë në emisionet televizive shqiptare. Në ditët e fundit të qëndrimit në Shqipëri, ambasador Lu ka vendosur të shfaqet në emisionin ‘Real Story’ të gazetarit Sokol Balla.

Lu do të jetë në ‘Vizon Plus’ të enjten në mbrëmje ndërsa është publikuar edhe spoti që njofton intervistën.

Në sportin e publikuar, ambasadori Lu vlerësohet si më i suksesshmi por edhe më i kontestuari. Nuk dihet nëse këtë vlerësim, Lu e merr në krahasim me paraardhësit apo me homologët e tij.

“Sa herë foli vendosi fatin e dikujt. Roshit, Llallës, Tahirit, reformës në drejtësi. Donald Lu largohet nga Shqipëria si ambasadori më i suksesshëm por edhe më i kontestuari.

Po cilat janë pengjet, dështimet dhe sukseset e tij gjatë tre viteve në Shqipëri. Vetëm një ditë para largimit ambasadori amerikan flet në ‘Vizon Plus’ dhe jep përgjigje për këtë dhe mënyrën si ai e sheh Shqipërinë që po lë. Donald Lu intervista e fundit”, thuhet në spotin e publikuar nga ‘Vizion Plus’.

Të fundit