Flash News

KRYESORE

Solidariteti i futbollit: Italia, Turqia dhe Greqia luajnë në "Air Albania Stadium"

Solidariteti i futbollit: Italia, Turqia dhe Greqia luajnë në

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e të gjithë kontinentit. Madje, edhe nga sfera e futbollit. Solidariteti kulminant nga ky sport do të manifestohet më 10 janar 2020 në stadiumin “Air Albania”.

Stadiumi më i madh në vend do të ndezë përsëri prozhektorët për një ndeshje spektakolare. Bëhet fjalë për një miqësore me lojtarë nga Italia kampione bote 2006, nga Turqia e cila arriti gjysmëfinalen e Botërorit 2002 dhe nga Greqia kampione Europe 2004.

Të ardhurat nga biletat do të shkojnë të gjitha për familjet të cilat vuajtën pasojat e tërmetit, që solli 51 viktima. Ky do të jetë një moment historik, sepse miqësore të tilla luhen rrallë.

Të fundit