Flash News

KRYESORE

Solli në jetë fëmijën e parë, Kryeministrja e Zelandës kthehet në punë pas 6 javësh

Solli në jetë fëmijën e parë, Kryeministrja e

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern është kthyer sot në punë, vetëm gjashtë javë pasi solli në jetë fëmijën e parë.

Shtatzënia e kryeministres 36-vjeçare u pa nga shumë njerëz si një simbol i progresit për gratë në rolet udhëheqëse pasi ajo u bë gruaja e dytë që mban pozitën e udhëheqëses së vendit, pas Benazir Bhutto të Pakistanit në 1990, që ka lindur në detyrë, shkruan Reuters.

“Unë jam vetëm ndoshta në mesin e disa prej të parëve që po bëjnë diçka që nuk është bërë shumë shpesh, por një ditë do të jetë normale”, tha Ardern në një intervistë me Televizionin e Zelandës së Re.

Të fundit