Flash News

KRYESORE

Son "fshin" Pochettinon: I presim ndeshjet ndryshe me Mourinhon

Son "fshin" Pochettinon: I presim ndeshjet ndryshe me Mourinhon

Sulmuesi i Tottenhamit, Heung-min Son, ka folur në lidhje me afrimin e trajnerit Jose Mourinho në krye të "Spursave". Ai ka treguar se në skuadër është kthyer besimi dhe kjo për meritë të teknikut portugez.

"Ai është shumë i dashur. Mourinho qesh dhe bën shaka me të gjithë lojtarët. Më pëlqen, sigurisht. Mendoj se rezultatet që kanë ndryshuar kanë përmirësuar ambientin dhe kanë sjellë dhe energji pozitive. Të gjithë jemi pozitiv para ndeshjeve.

"Trajneri po bën një punë të shkëlqyer dhe jemi shumë të gëzuar me të. Atmosfera ka ndryshuar shumë. Pochettino? Ka qenë një javë e trishtë. Ne nuk donim që trajneri ynë të largohej nga puna, por jemi mjaftueshëm profesionistë. Kemi fituar 3 ndeshje radhazi dhe rezultatet kanë qenë pozitive. Grupi është i buzëqeshur dhe ka më shumë besim, kjo është ajo çfarë ka ndryshuar", - tha Son.

Të fundit